Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit: Do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, ku ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, Rama tha se ky aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet, do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone.

“Kjo rruga që e kishit merak, tani do të bëhet dhe do t’i japë shumë siguri dhe qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu, por do t’i japë edhe shumë hov turizmit. Kjo është bukuri e madhe dhe ju e dini më mirë sa vështirë të kalosh, por do të bëhet si të gjitha ato që kemi bërë”, u tha Rama banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Batutat:

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori: Edhe ata që ishin para jush e premtuan, por nuk bënë gjë.

Rama: I kemi ndarë detyrat, ata rrenat ne punën. Ata kanë detyrë me rrejt dhe kush ta hajë, ta hajë.

Banori: Si ja ka bërë Kosova lapidarin Clinton-it, ju e meritoni…

Rama: Jo, jo… Do ta lej amanet, për së gjalli jo e jo, se e kam në dorë vet, se është ndërtim pa leje, por edhe për së vdekuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?