Rama batuta me Becin në Shkodër: Është e rëndësishme që mos ta harrosh se je demokrat

Pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama nisi turin e falënderimeve nga Shkodra. Ndërsa nuk kurseu batutat me Benet Beci, për të cilin tha se ishte i bindur se kishte votuar për PD-në edhe kur ishte në listat e deputetëve të PS-së.

”I kam thënë sot që bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht me faktin që investimet bëhen për të gjithë, por që duhet një vlerësim i të gjithë atyre burimeve njerëzore që janë aty dhe në bazë të meritës do ndahen të gjitha.

Është e rëndësishme Benet, që ti mos ta harrosh se je demokrat. Unë besoj që Beneti ka votuar për veten dhe për PS-në. Ndërkohë që e vë dorën në zjarr që deri kur ishte në listën e deputetëve ka votuar PD-në. Kjo duhet të të shërbejë tani nëse pas 4 vitesh do të kesh një shans tjetër”,-tha Rama.

SHKARKO APP