Rama batuta me familjen Lleshi: S’dua ëmbëlsirë, se jam i omël vetë

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka qenë në Kamëz në familjen e Esat Lleshit. Kësaj familjeje u dëmtua shtëpia nga tërmeti, e ndërsa sot janë akomoduar në një shtëpi me qira, teksa kanë filluar ndërtimet për shtëpinë e re. Në takimin e këtë famijle, nuk munguan dhuratat për dy fëmijët e vegjël të kësaj shtëpie, por edhe batutat e kreut të qeverisë Edi Rama.

Për djalin e vogël të shtëpisë, kreu i qeverisë kishte zgjedhur që t’i dhuronte një makinë, një libër me përralla si dhe mjetet e duhura për të pikturuar.

“Mos e ndaj pikturën, do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat, si do që të vijë puna gjithmonë do ketë nevojë për bojaxhi”, i tha Rama djalit të vogël të familjes Lleshi, e ndërsa u kërkoi atyre nota të mira, të cilat i quajti si shpërblimi i vetëm që mund t’u japin prindërve këtë moshë.

Në fund dhe një batutë nga Rama, i cili nuk pranoi karamelet e servirura nga kryefamiljarja e shtëpisë, por mori vetëm një mandarinë. “Jo s’dua. Jam shumë i omël vetë, nuk ha ëmbëlsira. Mandarinën do e marr”.

SHKARKO APP