Rama batuta me ministren: Është shejtani më i madh, unë jam dyshi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër banesat e reja që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit, i cili nuk la pak pasoja për vendin.

Në shoqërinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama ka shkuar në fshatin Dedej të Vorës, ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve në një banesë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, as për ministren Balluku, që me humor e quajti “shejtani me i madh”.

Ndërkohë, një vogëlush i ka kërkuar Ramës që dhe ai të ketë fatin e kësaj familje, dhe vajzës së tyre të vogël Pamela, që dhe ai të bëhet me shtëpi të re. Ndërsa Rama i premton atij se dhe shtëpia e tij do të ndërtohet.

DISKUTIMI
Rama: Kjo është shejtani më i madh, po e tha e bo
Kryefamiljari: Njësh është
Rama: Po njëshi është. Unë jam dyshi pas saj
Banori: Ka ardhur që pas tërmetit të shtatorit
Rama: Ne ato të shtatorit nuk i kemi harru janë në shënim puna vazhdon. Por do cik durim kjo punë.
Kryefamiljari: Po normale, po
Rama: Që ta keni parasysh
Ndërhyn një banore tjetër e fshatit
Banorja: Zoti kryeministër, po shtëpinë time do vini ta shikoni?
Rama: Ku e keni shtëpinë?
Banorja: Poshtë, atje tek magazinat
Rama: Ca ka bo vaki tek shpia?
Banorja: Ka luajt…rrjedh.
Rama: Po kanë luajt të gjitha tani, por do ti sistemojmë
Ndërhyn fëmija i mitur
Djali: Është çarë brenda dhe jashtë
Rama: Do ta rregullojmë.
Djali: Shiko si e ka bërë shtëpinë Pamela
Rama: Po pra, Pamela e ka bo. Do ta bëjmë dhe ty mos u mërzit
Nëna e djalit: Inshallah
Djali: Unë e dua para Pameles.
Rama: E do para Pamelës ëh?
Djali: Ata e kanë bërë për veten e vetë.
Rama: Po për veten e vet po për kë do e bëjnë?!

SHKARKO APP