Rama, batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, e zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndajnë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.

Në fjalën e tij, Rama nuk i ka kursyer batutat me rektorin e Univeristetit Bujqësor teksa i tha “nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat”.

“Është konferencë mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të Universitetit Bujqësor. Dua të kthehem një çast për të prekur sa më shkurt disa pika të rëndësishme.
Momenti retrospektiv është kur rektori i universitetit m’u drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë. Praktikisht më ka kërkuar të mbështet ideja e uljes së mesatares së pranimit në këtë universitet.
Të shkonim në këtë drejtim që do të sillte, mbase, më shumë njerëz, por që do të komprometonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit, në një sektor siç është bujqësia. Duhet të hapin perspektivën e arsimit të lartë për veten e tyre, përmes një mundësie të re, që t’u japë atyre forcën e dijes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Huberti ishte i zverdhur në atë moment, pasi pa kryeministrin e vendit dhe rektorin t’i mbinin në derë. Kryeministri i Shqipërisë me një grup të njohur, që mund edhe të kërkonin azil politik në Universitetin e Vjenës, kështu nisi bashkëpunimi që sot ka sjellë optimizëm. Ka rezultuar me 20% plus studentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Universiteti Bujqësor ka arritur në drejtimin e urtë dhe të duhur. Reformë që i vlen jo vetëm këtij universiteti, pro që hap shumë rrugë të tjera. Më vjen mirë që nga një universitet që jetonte në një proces rrënimi, si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon, në fillimet ishte edhe i sulmuar, i kapur prej fyti, të disa metastazave këtu brenda; sot është kthyer në një pararojë të transformimit. Prarojë e përgjegjësisë. Padyshim që këtu ka një meritë të veçantë jo vetëm lidershipi i universitetit. Nuk ma kishte ngrënë mëndja që do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë, sa herë më bie rasti, një demokrat. Por kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?