Rama batuta me të burgosurat: Jam si gjysmë prift e gjysmë hoxhë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e burgosura, pasi 56 prej tyre përfituan nga amnistia dhe gjatë bashkëbisedimit, mendja i kishte mbetur te një pikturë në ambjentet e burgut. Madje kryeminstri tha se në momentin që do shesë një nga pikturat e tij, do vijë ta blejë, pasi siç theksoi ai jo për bamirësi, por sepse piktura është një kryevepër.

“Pashë duke hyrë këtu, ju e dini që une e kam edhe një punë tjetër përveç punës bëj zyrtarisht, jam piktor. Pashë me bisht të syrit një pikturë aty në murë që është një kryevepër.Gjëja e parë q ëdo të doja të bëjë është që në momentin që do më shitet një pikturë e imja me ato që do marr do blej atë pikturën që është aty, ajo është një kryevepër. Jo për bamirësi, absolutisht jo por është një kryevepër. Ajo është një pikturë që ju siguroj që nëse do të stampohej në një libër pikturash të autorëve të njohur do të duhet të jesh shumë specialist për të kuptuar që nuk mund të jesh një nga kryeveprat e pikturës moderne të fillimit të shekullit të 20”.

Rama nuk hezitoi të shkëmbente edhe një batutë me të burgosurat, duke iu referuar pamjes së tij si gjysmë prift e gjysmë hoxhë. “Pas vitit të ri në një moment të caktuar do të vijmë prap, por do na garantojnë që do jemi në një mjedis më pak publik edhe më të ngrohtë për të bërë një diskutim më të qetë, sepse e kuptoj fare mirë edhe vështirësinë për të folur, por ma ha mendja qe me këtë pamjen prej gjysmë prifti dhe gjysmë hoxhe unë do jem më i kollajshëm për ju që të rrëfeheni”.

SHKARKO APP