Rama “bëhet për ujë të ftohë” pa filluar ende emisioni. Ja momentet e sikletshme (FOTO)
Kryeministri Edi Rama është i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Opinion”, ku përballë gazetarit Blendi Fevziu dhe analistëve: Andi Bejtja, Robert Rakipllari, Mirela Milori dhe Mark Marku, do të flasë lidhur me zhvillimet e fundit të protestës së studentëve.
Por pa nisur mirë emisioni ai është “bërë për ujë të ftohtë” nga studentët, të cilët kanë qenë në emision dy ditë rresht.
Ai shihet në siklet përballë ankesave të studentëve, ku nuk munguan as momentet kur ai shfrynte.
Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 9-të, ku kërkojnë uljen e tarifës studentore, heqjen e tarifës shtesë për përsëritësi, përmirësimin e kushteve të konviktit, etj. Ata kanë refuzuar çdo formë dialogu me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shprehen të qartë se ai ka vetëm një mundësi, atë të pranimit të të gjitha kërkesave.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/353552531868350/
KOHA JONË SONDAZH

