Rama: Belinda Balluku ka dhënë dorëheqjen tre herë, ia kam refuzuar unë…

Kryeministri Edi Rama u deklaroi nga mbledhje e grupit të PS, se zëvendëskryeministrja Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen.

Rama tha se këtë dorëheqje e kam “refuzuar unë”, sepse “s’mund të ketë dorëheqjen nën presion”.

Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fryma e Kushtetutës dhe orientimet themelore të Kushtetutës nuk mjaftojnë, praktikat e të gjitha vendeve që ne u ngjajmë nuk mjaftojnë, atëherë duhet bërë neni me të gjitha përcaktimet, funksion për funksion, në mënyrë që të mos ketë më mundësi të interpretohet. Kjo është arsyeja përse ne e bëjmë këtë ndryshim. Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vetë, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrjen në territorin kushtetues të pushtetit ekzekutiv. Askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse. Ashtu sikundër askush s’duhet ta mendojë se kjo masë, apo të tjera masa në vijim, kanë të bëjnë me lëkundjen tonë për të mbështetur pa rezervë pavarësinë e drejtësisë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?