Rama bën një hap pas: Nuk kam thënë që s’do prishen shtëpitë

Kryeministri Edi Rama, nga Libofsha e Fierit ku shpërndau disa certifikata pronësie për banorët, tha se nuk është e vërtetë që ai ka deklaruar se nuk do shemben banesa. Rama tha se në katër vite janë legalizuar 150 mijë objekte ku shumica janë banesa. ”Gënjeshtra e shpifje, e sajesa me lloj mjetesh dizinformuese për të çoroditur miletin dhe sajesë që me demek paskam thënë se shtëpitë nuk prishen dhe tani po i prish. Kjo s’është e vërtetë se në 8 vjet të qeverisjes mëparshme u legalizuan 21 mijë banesa, nga të cilat shumica ishin biznese, ne kemi legalizuar 150 mijë në 4 vjet dhe shumica janë shtëpi”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?