Rama bën surprizë,çon në Mynih 78 pikturat e realizuara nga 2003 në 2015

 

Pavarësisht anagazhimeve të tij politike, Edi Rama duket se nuk është shkëputur asnjëherë nga profesioni dhe pasioni i tij i hershëm, pikturën. 78 krijimet e Ramës në 10 vitet e fundit do ti prezantohen artdashësve gjermanë. Ekspozita e pikturave do të çelet në Galerinë Gjemane Kampl në Mynih nga dt 11 shtator deri në 10 tetor.

Sipas informacionit të publikuar në websiten e Galerisë Gjemane 78 punimet i përkasin periudhës nga 2003-2013 dhe idetë, sot të shndërruara në art, janë hedhur mbi fletët e axhendave të tij si kryebashkiak i Tiranës apo si drejtuesi i Partisë Socialiste. Po ashtu një pjesë e pikturave janë krijuar mbi festa e marra për takime pune apo pjesëmarrje në aktivitet të ndryshme.

Një ndër punimet e para është ajo e kërkesë për tu takuar në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës nga ministri i asaj kohe i Shëndetësisë Nard Ndoka.

Kjo nuk është ekspozita e parë e Ramës në Gjermani, pak muaj më parë në një muze në  Berlin u prezantuan 115 piktura të kyeministrit Edi Rama.

SHKARKO APP