Rama-Beqaj: Shpërblim ekstra mjekëve jashtë Tirane

Spitali Rajonal i Shkodrës për here të parë ofron shërbimin e koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera miniinvazive në zemër, tërësisht falas për pacientët. Hapja e këtij shërbimi të ri ka bërë që koha e pritjes së pacientëve që kanë nevojë, të shkurtohet në 4 deri në 6 javë. Falë një investimi prej 75 milionë lekësh në repartin e kardiologjisë, tashmë spitali rajonal i kryeqendrës së Veriut, ofron një gamë më të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar.

Shkodra bëhet kështu i vetmi spital jashtë Tiranës (përfshirë edhe spitalet jopublike) që ofron këtë shërbim për pacientët me zemër, në ndryshim nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi të premten këtë spital rajonal, ku u takua me stafin e mjekëve dhe pacientë, që iu mundësua falas shërbimi i koronarografisë në këtë spital. Për specialistët e fushës, hapja e këtij shërbimi në Shkodër do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, pasi rastet urgjente me infarkt apo ato akute me probleme në zemër trajtohen që në orët e para të shfaqjes së tyre. Mjekët vlerësojnë se shërbimi i ri do të ndikojë në rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me probleme në zemër, si dhe në shkurtimin e invaliditetit. Ministri Beqaj tha se këtë vit procedurat mininvazive të financuara me para publike do të trefishohen, duke iu kursyer buxheteve familjare të shqiptarëve rreth 5 milionë euro. Nga 2200 procedura ndërhyrje që kryheshin në 2013, tani do të kryhen 6600 të tilla. Ndërsa kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet inkurajimit të mjekëve, përmes mbështetjes financiare, për të punuar jashtë Tiranës.

“Do të vazhdojmë të stimulojmë mjekët specialistë që janë të gatshëm të punojnë jashtë Tiranës, me një shpërblim ekstra dhe duke bërë çmos që të futemi në një fazë të re, ku mjekët të paguhen sipas volumit të punës, më shumë dhe jo të gjithë njësoj me një rrogë fikse. Do të ketë një stimulim të brendshëm brenda përbrenda sistemit duke futur edhe atë element që e kemi thënë që në fillim qe është kyçi reformës, që të mund të bëjnë dhe praktikën e tyre private, mbas orëve të shërbimit publik”, u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?