Rama: Brenda 2020, të prekurit do të bëhen me banesa
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi, duke thënë se brenda vitit 2020 shpreson që të gjithë personat e prekur nga tërmeti do të futen në shtëpia. Sëbashku me të është edhe Behxhet Pacolli ku edhe ai tha se janë të gatshëm në çdo mënyrë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë. ”Për të gjithë banorët që shtëpia është e pariparueshme do akomodohen në hotel. Aktualisht raportohet se po kërkohen nën rrënoja 10 persona në Durrës dhe 6 në Thumanë. Durrës, dy pallate të tjera, të shpallura të pabanueshme në bulevardin ”Dyrrah”. Kemi ngritur një Komitet Kombëtar për Rindërtim, besoj se do t’ia dalim. Do të kemi dy konferenca donatorësh shumë shpejt. Besojmë se brenda 2020 do t’i fusim të gjithë në shtëpia të reja”.