Rama: Brenda prillit mbërrijnë 60 mijë doza nga AstraZeneca dhe 30 mijë nga Pfizer

Kryeministri Edi Rama i cili priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, tha se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe se disa shkollat do të kthehen në qendra të vaksinimit në të gjithë vendin.

“Nesër do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrimë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, një pjesë të shkollave do i kthejmë në pika vaksinimi., së shpejti do të vij një tjetër sasi e konsiderueshme dhe nga AstraZeneca kemi edhe 60 mijë doza për të marrë në prill dhe 30 mijë nga Pfizer po në prill. Kjo për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektive dhe lehtësuar sezonin turistik. Nga nesër jemi gati që së bashku me Kosovën për të vaksinuar bluzat e bardha të spitaleve Covid atje të bëjnë vaksinën në Kukës. Kjo pengesë e tmerrshme e mungesës së dozës parë dhe më tutje shpresoj se Kosova do të ketë dozat e saj”, tha Rama.

SHKARKO APP