Rama: Brenda vitit ndërtojmë 100 ndërtesa të qendrave shëndetësore
Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore.
Puna për rindërtimin e tyre qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë po vijon ku 80 qendra kanë përfunduar dhe pritet që 120 të tjera t’i vijnë në shërbim qytetarëve vitin e ardhshëm.
“Vijon puna për rindërtimin brenda vitit të 100 qendrave shëndetësore, nga poliklinika qendrore tek qendrat shëndetësore në qytete e fshatra, nga veriu në jug, të cilat u shtohen 80 qendrave të rindërtuara vjet dhe do të pasohen nga 120 të tjera, vitin e ardhshëm”, shprehet kryeministri Edi Rama në profilin e tij.
Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po rindërton 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.
KOHA JONË SONDAZH

