Rama: Bujqësia inteligjente shtyllë e zhvillimit ekonomik, 1 miliard euro eksporte bujqësore

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bujqësia inteligjente mbetet një sektor sfidues, por me potencial të madh për të çuar eksportet shqiptare drejt objektivit prej 1 miliard euro.

Duke folur në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, Rama theksoi se produktet shqiptare tashmë eksportohen në rreth 100 vende dhe po zhvillohen me ritme të shpejta. Ai veçoi gjithashtu rëndësinë e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit si shtylla kyçe për zhvillimin ekonomik dhe kapërcimin e sfidave historike të vendit.

”Bujqësia inteligjente shfaqet e duket ende si një fushë sfiduese, por ku po ndodhin shumë gjëra dhe shumë produkte prodhuar në Shqipëri po zhvillohen me shpejtësi mjaft të madhe. Jemi shumë krenarë që jemi vendi i parë që i ka lënë hapësirë edhe në qeveri një ministreje për Inteligjencën Artificiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi mjaft të vetëdijshëm që digjitalizimi për ne përfaqëson bekim, si për shumë vende që janë në zhvillim, sepse është një mundësi unike për të kapërcyer para dhe për të mbyllur brenda një kohe shumë të shkurtër hendeqe historike që nuk do të mund të mbylleshin në afatin kohor të një brezi apo dy”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?