Rama: Buxhet për rimbursimin e barnave kundër kancerit, do të krijohet Instituti Kombëtar për Tumoret

Për herë të parë qeveria ”Rama 4” ka përcaktuar për 2026 një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat që luftojnë kancerin. Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë këtë mbrëmje, ndër të tjera pohoi se buxheti për këtë qëllim do të vazhdojë çdo vit.

”Mund të duket si fantazi, por shumë gjëra më kanë ndodhur që kur i them mendojnë se është fantazi pastaj bëhen realitet. Ne kemi vendosur që në Shqipëri të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret. E kanë shumë vende, është një nivel ekselence për studimet dhe për trajtimin e kancerit”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh edhe se jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip, rastet e shfaqjes së kancerit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. ”Realisht nuk ka javë, ndonjëherë ndodh edhe 3 herë në javë që unë mos të marr një sms nga dikush që papritur në shtëpi i shfaqet në trupin e një të afërmi kanceri. Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit Onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë”, vijoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri nënvizoi edhe se problemi është real dhe nuk është se e kemi marrë vesh sot. ”Sot është koha kur nuk mundet më ta shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemi i barnave, i mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe këto lajme:

Veliaj në burg, kryeministri Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues

Rama: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave

Rama dëgjesë me qytetarët, tregon sesi do rriten pensionet vit pas viti: Paga minimale shkon në 700 euro

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?