Rama çel ekspozitën “Karakter i fortë, shpirt i butë” në Itali, kuruar nga Vittorio Sgarbi
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm “Çmimi i kulturës Pio Alferano” që organizohet çdo vit në komunën e Castellabate në rajonin e Kampanjës.
Ekspozita është kuruar nga kritiku i njohur të artit Vittorio Sgarbi. Kryeministri Edi Rama merr pjesë në këtë event kulturor me ekspozitën e tij retrospektive të titulluar “Karakter i fortë, shpirt i butë, Edi Rama.”
Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë gjatë stinës së verës në Itali.
I organizuar gjatë viteve ‘70 nga Fondacioni me të njëjtin emër, në kujtim të gjeneralit të Policisë italiane, Pio Alferano, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore, ky çmim pritet të ndahet në ditën e dytë të këtij eventi të përvitshëm më 21 korrik.
Pio Alferano është bërë i njohur për aftësitë e tij investigative të repartit që ai drejtonte, ku u rikuperuan një seri veprash të grabitura të artistëve të mëdhenj e me një vlerë të paçmueshme, duke ia rikthyer këto vepra trashëgimisë kulturore e artistike italiane.
KOHA JONË SONDAZH

