FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Çmimet e karburanteve pasqyrojnë tregun, jo manipulime nga operatorët

Bordi i Transparencës do të veprojë si mekanizëm mbikëqyrës dhe jo si vendimmarrës arbitrar i çmimeve të karburanteve, deklaroi Edi Rama në podcastin e së dielës, duke komentuar situatën e çmimeve në vend.

Sipas tij, roli i bordit është të vendosë çmimet tavan dhe të parandalojë abuzimet ndaj konsumatorëve. Ai theksoi se çmimet pasqyrojnë lëvizjet në bursën ndërkombëtare, nga ku importohet nafta, dhe bordi vepron për të ruajtur interesin e qytetarëve, duke ndaluar çdo praktikë abuzive nga operatorët.

Nga kjo të dielë, u vendosën tavane të reja për karburantet nafta do të tregtohet deri në 218 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 181 lekë për litër, çmime që reflektohen tashmë në pikat e shitjes me pakicë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?