Rama debat me përfaqësuesin e Rusisë në OKB

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në New York, nisi me debate. Rama në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes ka debatuar me përfaqësuesin e Federatës Ruse. Ky i fundit u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta.

“Shkelja ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do ta mbajë fjalën. Ajo që e bënë të rëndësishëm Zelensky-n vjen prej jush, jo nga ne”, tha ndër të tjera Rama.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit rus i kërkoi Ramës që të fliste si drejtues i Këshillit të Sigurimit dhe jo si kryeministër i Shqipërisë. Përpos kundërshtimeve të Rusisë, fjalën pas Ramës e mori Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe pas tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi rus: U nxituat. Kemi dy pyetje. Mbi çfarë baze propozoni t’i jepni presidentit Zelenskyn fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pyetja e dytë, me çfarë baze ftoni ju në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dëguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i jep mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ai ka folur i pari sa herë ka qenë i shtuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare, por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi, më thoni.

Përfaqësuesi rus: Ne nuk besojmë që argumentet që sollët janë bindëse. Do duhet të na sqaronit pse i dhatë prioritetin Zelenskyt.

Edi Rama: Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekensky do të flasë. Ju ndalni luftën dhe Zleensky nuk do të mbajë fjalën.

SHKARKO APP