Rama: Demokratët janë në rregull me ne, prandaj nuk shkojnë nëpër protesta

Gjatë asamblesë së zgjeruar të PS-së në Pogradec, kryeministri Edi Rama u ndal për të folur edhe për opozitën. Pasi tha se me ta nuk ia vlen të humbasë kohë, u shpreh se edhe fëmijët e kuptojnë se nuk fitojnë zgjedhje pasi vënë gjithmonë kujën dhe nuk kuptojnë se humbin.

”Në 2013, këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2015 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2017, këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2019 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën. Në 2021 këta fituan, këta të tjerët vunë kujën dhe çdo kujë është më çmendur se ajo më përpara.

Tani t’i pyesësh kalamajtë na thuaj pse këta fitojnë gjithmonë dhe këta humbin gjithmonë, kalamajtë do thonë se këta vënë gjithmonë kujën dhe nuk kuptojnë pse humbin. Në klasë të 4. Ça t’u bëjmë ne atyre? Nuk kemi ça u bëjmë realisht. Maksimumi që mund të bëjmë është të mos merremi fare me ata”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP