Rama dhe Beci në lagjen historike të Zdrales: Banorët dhe bizneset do të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, inspektuan këtë të premte kantierin e punimeve në lagjen 300-vjeçare të Zdrales, një zonë historike e Shkodrës që po transformohet në një hapësirë pedonale. Projekti synon ta kthejë këtë lagje në një destinacion të ri tregtar, social dhe turistik, duke i shtuar vlerë ofertës turistike të qytetit. Faza e parë e projektit, e cila është në proces, pritet të përfundojë në qershor të këtij viti. Rama thotë se ky projekt do e transformojë dhe vlerën ekonomike të zonës, duke përfshirë banesat dhe bizneset aty që do përfitojnë nga zhvillimi dhe tërheqja atraktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?