“Rama dhe Berisha nuk janë armiq, por kolegë me interesa të përbashkëta!”/ Arlind Qori: Listat e mbyllura nuk kanë rëndësi, nëse partia ka demokraci

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen PS-PD për të mbyllur listat.

Qori tha se Berisha me Ramën nuk janë armiq me njëri tjetrin por “kolegë” të cilët kanë interesa të përbashkëta.

Qori deklaroi se listat nuk kanë ndonjë rëndësi, kur një parti është vërtet demokratike. Ai mori shembullin e “Lëvizja Bashkë”, ku do të ketë një proces ku anëtarësia të vendosë emrat e kandidatëve për deputetë dhe renditjen e tyre.

“Në politikë është i rëndësishëm këndvështrimi. Ne kemi këndvështrimin e gabuar sepse e shohim Ramën dhe Berishën si armiq, por ata janë kolegë me interesa të përbashkëta. Cilat janë këto? U duhet kontroll i plotë mbi partitë e tyre, si kusht për kontroll të plotë mbi shtetin. Ortakë me oligarkët për të ndarë pasurinë e përbashkët.

Zotit Rama dhe Berisha nuk u interesojnë listat e hapura, mundësia që deputetët futen në listë nga kryetari, renditja nuk do të ishte nga ai.

PS dhe PD janë në vdekje klinike nga pikëpamja e organizimit të brendshëm demokratik. Nuk vlen asgjë përveç vullnetit të kryetarit. Kjo e listave të hapura është parë si një lloj elektroshoku, por unë mendoj se ato janë të vdekura në të gjitha rastet, edhe sikur të jenë listat e hapura.

Për mendimin tim, ato parti kanë vdekur politikisht, as listat e hapura nuk i ngjallin.

Partintë që nuk do të marrin më shumë se 1/3, listat janë të mbyllura. Kjo nuk do të thotë që nuk ka jetë demokratike. Lëvizja Bashkë, ne do të kemi proces të brendshëm demokratik që do të vendosë emrat në listë dhe renditjet.

Lista e hapur nuk është e domosdoshme nëse partia është demokratike. Në Lëvizjen Bashkë unë nuk do të jem i pari përshembull. Këtë do ta vendosë struktura. Kaq gjë e kam në dorë për të thënë jo, për të treguar që një parti mund të funksionojë demokratikisht. Këta që e gatuajnë këtë çorbë e kanë bërë për të mbijetuar”, tha Qori.

SHKARKO APP