Rama dhe Kovaçevski takohen me Zelenskyn, ofrojnë mbështetje për Ukrainën

Në Samitin e Dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinu të Moldavisë, kryeministri Edi Rama dhe homolgu nga Maqedonia e Veriut, u takuan me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rama dhe Kovaçevski e garantuan presidentin Zelensky se mbështetja për Ukrainën vazhdon për aq kohë sa është e nevojshme për popullin ukrainas.

Në takim, ata i kanë përcjellë Zelenskyt edhe mbështetjen që japin për mbrojtjen e popullit të guximshëm ukrainas, nga agresioni i pajustifikuar brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës.

Të dy shtetet ballkanike e dënojnë agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ato mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj.

“Ju nuk keni bërë llogaritë, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”, u tha Zelensky. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e grupit themelues për themelimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për krimet e agresionit rus.

SHKARKO APP