Rama dhe Manastirliu në qendrën shëndetësore në Vorë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë. I shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ka ripërsëritur se nga 1 janari pacienti nuk ka nevojë që të pajiset me një kartë shëndeti, pasi tashmë ajo është online.

41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari. Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor. Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, dhe ai nuk e kërkon më ku e ke, pse s’e ke, e harrova, më dhimbte koka“, tha Rama.

SHKARKO APP