Rama dhe Manastirliu te “Vaçe Zela”: Një nga 200 shkollat që janë pajisur me 216 laboratorë SMART këtë vit
“Në shkollën “Vaçe Zela”, një nga 200 shkollat që janë pajisur me 216 laboratorë SMART këtë vit, duke zgjeruar programin e kodimit, i cili tashmë përfshin 35 mijë fëmijë të arsimit fillor në kurrikulën e re të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)🤝
Harta digjitale në shkolla do të zgjerohet me 654 SMARTLab-e dy vitet e ardhshme, duke nxitur të mësuarit përmes platformave interaktive dhe rritur aftësitë digjitale të nxënësve tanë.”, shprehet kryeministri Edi Rama.