Rama dhe Meta largojnë Presidentin e Republikës nga vilat qeveritare

 

Kryetari i Shtetit eshte personi kryesor ne nje Republike parlamentare. Por kjo nuk duket se u pelqen dyshes Rama-Meta.  Tashme jemi drejt fillimit te muajit te pushimeve edhe per politiken .Kryeministri Rama dhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta duket se janë përgatitur për pushime të gjata. Pasi kanë fituar zgjedhjet vendore, pasi kanë miratuar ligjet që kanë dashur, si ai arsimit të lartë që po kundështohet me forcë nga pedagogë e studentë, dy aleatët që po qeverisin vendin prej dy vjetësh kanë prenotuar për gjithë sezonin rezidencat qeveritare në Vlorë e Dhërmi. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare thuhet se e ka vënë në dijeni zyrtarisht kreun e shtetit se nuk do të mund të pushojë në dy rezidencat, pasi ato janë prenotuar nga Rama e Meta për gjithë verën. Duke parë se në Vlorë e Dhërmi do të pushojnë drejtuesit e aleancës qeverisëse, Presidenti Nishani kishte zgjedhur këtë fundjavë të pushojë tek plazhi i Ranës së Hedhun, në Shëngjin, në një hotel të thjeshtë. Duke i shmangur komentet për vendimin, Presidenti, i filmuar me veshje sportive, ka preferuar të pushojë disa ditë tek Rana e Hedhun, nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërsa nuk dihet ende se cili nga dy krerët e aleancës qeverisëse ka zënë vilën e Vlorës dhe cili atë të Dhërmiut. 

Nuk eshte problemi thjesht tek pushimet, porse edhe me kete akt duket se sa e respektojne titullarin e Shtetit dy kreret kryesore te mazhorances. Si rregull duhet qe kryetari i Shtetit te percaktoje i pari,edhe ne kete rast, se ku do te pushoje, dhe me pas sipas rradhes te hieararkise se Shtetit. Nuk eshte se u be nami, pasi siç duket Presidenti Nishani e ka zgjedhur menyren per t'i ikur larg sherrit, ka shkuar ne nje hotel privat te thjeshte ne zonen e Shengjinit.

Problem i vogel ne dukje, porse mbart nje psikologji te trasheguar. Edhe ish-kryeministri Berisha keshtu vepronte me ish-presidentin Topi, porse nuk eshte e drejte sepse krijon nje edukate shtetrore qe prishet hierarkia ne gjithe piramiden e Shtetit. E nuk eshte se po behet alarm i madh ne kete rast,sepse e theksuam qe Bujar Nishani ka gjetur nje menyre te thjeshte; ka shkuar tek hoteli i nje privati. Çeshtja shtrohet se edhe nga ky shembull tregohet menyra se si operon mazhoranca me nje megallomani. Tamam si Berisha !

SHKARKO APP