Rama dhe Paloka në Lusaka të Zambias takojnë Norbert Lammert

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Unionin Ndërparlamentar në Lusaka të Zambias.

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga deputetët,Luan Rama, Edi Paloka dhe Tahir Muhedini.Gjatë punimeve të Unionit Ndërparlamentar, deputetët Luan Rama dhe Edi Paloka zhvilluan një takim me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.

Gjatë bashkëbisedimit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Luan Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy parlamenteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm”, tha Rama.Nga ana e Tij, z. Lammert njoftoi për vizitën në Shqipëri në fund të muajit prill. “Në fund të muajit prill do të jem në Shqipëri dhe do të përshëndes parlamentin tuaj”, tha  Lammert.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?