Rama dhe Trudeau, kanë një ”lidhje të veçantë” (FOTO)

Njëri kryeministër në Shqipëri, e tjetri në Kanada, por që të dy kanë një të përbashkët. Këtë e ”zbuluam” në Davos të Zvicrës, aty ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror.

Edi Rama gjithmonë ka veshur çorape shumëngjyrëshe, me motive, dizajne të ndryshme, ose të kuqe të ndezura. Pafund aludime janë bërë për stilin e tij, që në fakt e dallon tërësisht nga pjesa tjetër.

Nga ana tjetër edhe politikani më i preferuar i internetit, kryeministri kanadez Justin Trudeau, duket se ka të njëjtën qasje me liderin tonë kur vjen puna tek çorapet. Pikërisht në Davo, ai tërhoqi goxha vëmendje. Eventi ishte shumë serioz, por çorapet e tij ngjyrë lejla kombinuar me patokë të vegjël të verdhë, jo.

Si Rama ashtu dhe Trudeau e dinë mirë ç’bëjnë dhe zgjedhjet e çorapeve nuk janë aspak rastësore. Diçka fshihet në to!

Çorapet e Justin Trudeau

SHKARKO APP