Rama direkton sulmet ndaj opozitës, ja çfarë shkruan deputeti i PS
Pjesëmarrja e madhe në protestë dhe vendosmëria e opozitës për vijuar tubimet, kanë trembur qeverinë. Kryeministri Edi Rama urdhëruar gjithë zyrtarët e PS që të bëjnë reagime në Facebook, ku të theksojnë:
1. Protesta nuk ishte e madhe
2. Pati akte dhune nga protestuesit
Janë dy mesazhet që në forma të ndryshme po përsëriten deri në bezdi që ministra, deputetët dhe njerëz të afër të kryeministrit.
Të njëjtin mesazh e dha edhe deputeti i PS-së, Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manja ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e PD-së, ku e sfidon të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit por i njëjti qëndrim u mbajt edhe nga Rama, disa minuta më parë.
Statusi i plotë i Ulsi Manjës:
Lulzim Basha mos u end natën rrugëve të Tiranës dhe mos bëj doracakun për të goditur policinë e shtetit në krye të detyrës por nëse ta mban hajde e ndeshu me popullin si burrat me 30 qershor tek kutia e votimit dhe fitoji zgjedhjet! Ndërsa këto përrallat e tjera tregoja Saliut se populli si ha më!
KOHA JONË SONDAZH

