Rama: Do bëjmë për Tropojën më shumë se 25 vjet së bashku
Një ditë pasi e vizitoi nga afër, kjo dhe pas protestave të shoqërisë civile në mbrotje të Lagunës së Vabonës, Kryeministri Edi Rama i rikthehet sërish vizitës së djeshme që ai zhvilloi në Tropojë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, të cilit i bashkëngjit dhe një set fotografish nga parakalimi i tij në qytetin verior, deklaron se Rilindja urbane do ta transformojë këtë qytet.
“Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social”.
Kështu shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke shtuar se “puna për bulevardin e këmbësorve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojrave me dorë”.
“Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga reforma administrative – territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor. Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku”, shton ai.






KOHA JONË SONDAZH

