Rama: Do të anulojmë ndërtimin e 53 hidrocentraleve

Prezantohet një projekt i Ministrisë së Energjetikës në bashkëpunim me PNUD, për një harmoni të mjedisit dhe projekteve minerare por edhe në HEC-e.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të lejojë ndërtimin e HEC-eve në të gjithë ato zona që quhen të mbrojtura. Gjatë fjalës së tij Rama pohoi se shumë shpejt do miratohet një projektligj, i cili do të ndalojë këtë fenomen. Sipas Ramës, batërdia e korrupsionit ka sjell dhënien e lejeve të ndërtimit të disa HEC-eve, kjo në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër kreu i Ekzekutivit tha se shumë shpejt në parlament do dërgohet një paketë ligjore për ndëshkuesit që dëmtojnë mjedisin.

“Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli ndryshimi ka sjell një numër të drejtash apo lejesh të dhëna për HEC-et, ndërsa 113 janë ndërtuar në zona të mbrojtura dhe quhen të paprekshme, dhe prej tyre 42 janë në prodhim dhe 23 janë në proces ndërtimi dhe 55 të tjera nuk kanë filluar dhe s’kanë për të filluar punë. Pasi në projektligjin që propozohet për lejet e dhënë do ndalohet ndërtimi i HECE-ve apo i çfarëdo lloj aktiviteti tjetër në zonat e mbrojtura.

Është fatkeqësi që akoma në 2015 nuk kemi vendosur respektimin e çdo kompanie që merren me shfrytëzimin e këtyre resurseve. Ka ardhur koha të shkojmë më tutje dhe të drejtat të mos lidhen me kushtet e punës, por dhe me zbatimin pikë për pikë të kontratës. Do vazhdojmë të stimulojmë të mbështesim dhe rritjen e kapaciteteve dhe çka po e shohim të ndodh në mënyrë inkurajuese në këtë sektor. Domosdoshmëri është që të gjithë të marrim mesazhin e qartë se ne nuk do ndalemi për të gjithë ata që do vazhdojnë të shfaqin sjellje barbare ndaj mjedisit. Në parlament do çojmë shumë shpejt një paketë ligjore për ndëshkuesit që prekin një pemë, e deri tek një pyll i tërë”, pohoi Rama.

Ai shtoi se në vitet e mëparshme, të drejtat për ndërtim të HEC-eve ishin të mëdha. “Besoj se ishte momenti për të bërë një bilanc të shkurtër për të një periudhë të vështirë. Të gjithë e keni parasysh trashëgiminë e keqtrajtimit ekstrem të burimeve natyrore. Dy momente me rëndësi themelorë që janë adresuar në këtë periudhe kanë pasur të bëjnë me minierat dhe HEC-et për të krijuar një marrëdhënie mes nevojës për zhvillim, i cili mos të ndodh në kurriz të gjeneratave të tjera. Në vitesh e shkuara kemi pasur një zhvillim të paqëndrueshëm, ku të drejtat për ndërtim janë dhënë pas hesap. Ka disa shembuj shumë domethënës lidhur me faktin se shumë kompani, që kanë operuara në sektorin e minierave apo HEC-eve vazhdojnë ti kenë borxhe shoqërisë dhe as nuk kanë paguar garancinë e rehabilitimit.”, tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se do penalizohen personat brenda shtetit që bëjnë marrëveshje me kriminelët e mjedisit, siç i quajti Rama, abuzuesit. “Kjo është një betejë që po e zhvillojmë dita ditës, jemi të vullnetshëm të ndjekim dhe të penalizojmë ata që nga brenda shtetit përpiqen të bëjnë marrëveshje me kriminelët mjedisorë, për të cilët do ketë paketë të posaçme me të gjitha ilaçet e duhura”.

Në përfundim të aktivitetit, një qytetar ka shprehur shqetësimin për ndotjen që i bëhet mjedisit në zonën ku jeton. Ai ka marrë premtimin e kryeministrit dhe dy ministrave për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

SHKARKO APP