“Rama do t’i marrë qytetarëve liritë themelore”, Manjani: Zgjatja me 60 ditë e fatkeqësisë natyrore pa bazë kushtetuese

Placeholder Image

Për juristin Ylli Manjani kërkesa e qeverisë për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore me 60 ditë është kundër kushtetutës. Në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Manjani sqaroi se kushtetuta dhe ligji për emergjencën civile nuk i lejon qeverisë që të zgjatë gjendjen e fatkeqësisë me më shumë se 30 ditë.

Ylli Manjani: Marrim shifrat zyrtare, ashtu siç janë. Po i shumëzojmë me 10 ato, që të kënaqen të gjithë. Kemi 26 i shumëzojmë me 10, 260. Nuk janë prap arsye e mjaftueshme, e nevojshme që të justifikojmë edhe 60 ditë të tjera dorëzim të lirive dhe të drejtave themelore kushtetuese në duart e kryeministrit. Nuk ka arsye që të ndodhë kjo gjë. Çfarë thotë ligji dhe kushtetuta për këto raste. Kushtetuta dhe ligji për emergjencat civile thonë që qeveria ka të drejtë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore jo më shumë se 30 ditë.

Sonila Meço: Por për nevojën e shtyrjes?

Ylli Manjani: Kjo është paragrafi i parë. Në paragrafin e dytë është lënë një mundësi që ky  30 ditëshi mund të mos mjaftojë, por kjo varet nga rrethanat. Kur ka rrethana dhe këto rrethana që thashë më sipër nuk shkojnë drejt zgjatjes, por shkojnë drejt shkurtimit të  gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pra i është lënë detyrë Parlamentit që ta kontrollojë qeverinë. Por Parlamenti ka detyrë të japë një pëlqim mbi një afat të ri, i cili nuk mund të jetë kurrë më shumë se 30 ditë të tjera. Meqë ky i do 60 ditë të tjera liritë dhe të drejtat themelore, se këtë do ai, nuk do virusin. Ai do liritë dhe të drejtat themelore të popullit, i do në dorë.

Sonila Meço: Pra 60 ditët nuk janë me bazë kushtetues?

Ylli Manjani: Nuk janë me bazë kushtetuese, nuk kanë asnjë logjikë njerëzore.

Sonila Meço: Pra edhe nëse parlamenti e miraton këtë është dhe Parlamenti në shkelje të kushtetutës

Ylli Manjani: Pa dyshim që po, por po ju shpjegoj logjikën e gjëse sepse këta nuk e kanë problemin e shkeljes, sepse këta nuk e njohin hiç atë kushtetutën.

SHKARKO APP