Rama: Do ulet tatim-fitimi i të ardhura për paga të larta të punonjësve

Qeveria ka në plan uljen e e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta.

Këtë e njoftoi vetë Rama sot në podcastin e tij, ku kishte të ftuar disa të rinj që kanë hapur bujtina në Berat.

“Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund ti vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk u japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa”, tha Rama.

SHKARKO APP