Rama: Duam ta kthejmë Këshillimin Kombëtar në praktikë të qeverisjes
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarë të Durrësit për nismën “Këshillimi Kombëtar”, tha se po kërkohet pjesëmarrja e qytetarëve për çështje që kur të kthehen në vendime të jenë mundësisht opinioni i shumicës.
“Nuk është se nuk i kemi votat që të bëjmë një zgjedhje, por nuk duam ta bëjmë zgjedhjen, sepse kemi dyshimet tona. Duam të marrim më shumë opinionin e njerëzve dhe duam që mundësisht kur t’i marrim këto vendime të jetë opinioni i shumicës.
Duke qenë se janë çështje jopolitike, në sensin partiak, duke qenë se janë çështje për të gjitha shtresat dhe ku shprehja bëhet anonimisht, ne mendojmë që të gjithë do të shprehen lirisht dhe nuk do ndahet kjo punë që do shprehen socialistët e nuk do shprehen demokratët, qoftë edhe për të thënë jo”.