Rama e Balluku inspektojnë tunelet që do lidhin aksin Elbasan – Librazhd

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.

I shoqëruar nga kreu politik i qarkut, Arbian Mazniku, kandidatët për deputetë në zgjehdjet e 11 majit, drejtues të punimeve dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, kreu i qeverisë pa nga afër kantieret e punës në terren, përfshi edhe urat e reja që po ndërtohen për t’u lidhur me tunelet.

Punimet pritet të mbyllen në shtator për tunelet dhe pranverën e ardhshme përfundon i gjithë segmenti rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit VIII ku po ndërtojmë dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin anën e Elbasanit me atë Librazhdit, duke shkurtuar ndjeshëm distancën e rritur sigurinë.
Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave, të cilat lidhen direkt me tunelin e që janë në realizim e sipër”, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?