Rama: E keqja harrohet shpejt, ne e dimë se ku duam të shkojmë!
Pas drejtësisë, Edi Rama ka dalë sot të flasë për shëndetësinë. Ai është ndalur të arritjet që sipas tij qeveria që ai drejton ka shënuar në sektorin e Shëndetësisë duke bërë vetëm propagandë. Rama është ndalur gjithashtu te gjendja në të cilën kanë qenë spitalet, teksa thekson se e keqja harrohet shpejt. Rama thotë se ai di të shkojë aty ku duhet, por për këtë i duhet vota e shqiptarëve për një mandat të tretë.
Pjesë nga fjala e Ramës: E keqja është që e mira nuk ka fund dhe sot është gati e pamundur që të mendosh se si ishte shëndetësia jonë përpara se ne të nisnim punën tonë. Kur un ë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta të këtyrë ditëve, nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me te shara e ironi e thua se kanë përpara një truk kompjuterik, një iluzion optik. Spitalet me batanije laralara, pa batanije fare për pacientë që vinin përkrahu me batanije nga shpia. Spitale me carcafë të zverdhur që laheshin prej vitesh. Spitale të pa sterilizuar me infeksione të shumtë. 50.000 infeksione. Edhe në spitalet pak të reja ekspozonin pacientët drejt privatëve. Dysheme të shtruara vende vende si mozaik. Spitale të rrethuar nga tregje dhe tregtarë dhe dyqane e kalimtarë që bërtisnin dhe prishnin hapësirat e gjelbërta të një institucioni publik. Spitale me kangjella pas kallngjelle që ndanin spitalet nga rruga. Spitale ku në oborr shiteshin rroba të brendshme dhe të jashtme, ku shiteshin gjyslyke guçi e versace ku shiteshin zarzavate.Kush më thotë që s’ishte kjo shëndetësia që kishin deri para disa vitesh. Jo vetëm në periferi po dhe në QSUT në mes të qytetit ka humbje të memories. Ishte kështu dhe madje ishte më shumë se kështu. Ato ishin realiteti i dy dekadave, një film horror dhe për këdo në bluzat e bardha ruante me shpirt integritetin personal dhe profesional. Kush e harron nga ku është nisur nuk arrin kur aty ku do, thotë një fjalë e mëncur. Cohuni duartrokisni për këto spitale, por mos harroni ku ishim që të na vlerësoni ku jemi dhe unë pari ju them që nuk jemi ende aty ku duam dhe nuk jemi akoma aty ku duhet nëse nuk ndalemi dhe shkojmë përpara me besim pune dhe durim. Ne e dimë se ku duam të shkojmë dhe si do shkojmë!