Rama e quajti ”shtriga kuq e zi e Aviacionit”, ja ministrja e re

Belinda Balluku është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar kështu Damian Gjiknurin. Balluku nuk është një emër i panjohur publikisht.

Ajo ka mbajtur ndër vite poste të rëndësishme. Balluku ka qenë më herët shefe e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.

Ndërsa në 2015-n mori postin e drejtoreshës së ”Albcontrol sha”, ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Së fundmi Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.

Në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama e quajti drejtoreshën e Aviacionit Civil, Belinda Balluku “Shtriga e kuq e zi të Aviacionit”.

SHKARKO APP