FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Korçës, Rama nbërrin në Vlorë. Shoqërohet nga investitorë të huaj

Pas vizitës në Korçë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur edhe në Vlorë, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama ka mbërritur rreth orës 13:45 me helikopter në Vlorë, ndërsa në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar edhe inspektime në disa prej investimeve në qytet.

Fillimisht, kryeministri është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.

Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum, ndërsa mbërritja e tij në Vlorë është mësuar vetëm paraditen e së hënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?