“Rama e trajton popullin si numër”, analisti Agim Baçi: Nga videoja për Nasip Naçon tek talljet në fushatë e vaksina antiCovid
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, gazetari, analisti dhe publicisti Agim Baçi foli për analizën e tij të fundit me titull: “Video e Ramës për Nasip Naçon, komunikimi dhe trajtimi si numër”.
Sipas Baçit, përpjekja e kryeministrit Rama për të na trajtuar si numër shprehet thuajse hapur sa herë Rama shfaqet në publik.
“Po të shohësh edhe modelin nuk ka kryeministër të thotë se ju e morët vaksinën se jam unë kryeministër. Ai do të merret vetëm versioni i tij se ashtu beson. Videon për Nasipin e ka bërë gati i pirë, po ta kujtoni edhe gjatë fushatës ai bën tallje, e bën në funksion të një dekurajomi të thellë.
Kryeministri bëhet njësh me popullin kur i përgjigjet popullit, kur bën këto iu heq mundësinë njerëzve të bëjnë pyetje serioze për gjëra serioze. Rama duket sikur e trajton popullin si numër.
Komunikimi i tij ka në thelb dekurajimin dhe trajtimin e popullit si numër. Edhe në rastin e fundit në Dubai doli e i justifikoi ministrat. Pse duhet t’i justifikojë ministrat? Amerikanët thonë se nuk ka drekë falas. Sa për vaksinat kërkon të bëjë spektakël. Ai e shikon veten si pronar të këtij vendi.
Kryeministri duhet të jetë model llogaridhënie, ai jo vetëm nuk jep llogari por del e justifikon ministrat e tij. Shpresoj që pas zgjedhjeve të kemi kthim në shinat e debatit të rëndësishëm për shqiptarët, të mos kemi kryeministër që s’jep llogari, por tall dhe bën presion. Është e trishtë”,- tha ai.