Rama emëron prefektin e ri të Lezhës

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar prefektin e komanduar të Lezhës Altin Jaku.  Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri ka emëruar në postin e prefektit të Lezhës Eduard Ndreca.

Disa ditë më parë deputeti Ndocaj publikoi disa mesazhe në rrjetin social Facebook ku pretendonte se është kërcënuar nga Altin Jaku. Ndocaj i kërkonte kryeministrit që të mbante qëndrim në lidhje me këtë ngjarje.

SHKARKO APP