Rama ende i preferuari i ndërkombëtarëve? Berisha: Besoj se unë jam i shqiptarëve

Sali Berisha është shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021. Ai u pyet këtë Enjte në “Opinion” se a e dëmton kjo gjë imazhin e Partisë Demokratike, sidomos në garën e saj elektorale.

Sali Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor, është ndarja e pushteteve. Është liria, dinjiteti… Dhe unë kam shumë besim që PD me këto vlera që ndan me miqtë e saj, Shtetet e Bashkuara dhe kudo do të shkojë drejt fitores. Nuk mund të pranohen akte të cilat i shërbejnë sistemit të krimit dhe korrupsionit. Konsolidimit të tij…Nuk mund të pranohet! Dhe të jeni të sigurt se ne do realizojmë, do i tregojmë botës shumë shpejt se ç’përfaqëson organizata kriminale, “SKAP”-i i partisë.

-A besoni ju se Rama është ende i preferuari i ndërkombëtarëve?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha: Unë besoj se Sali Berisha është i preferuari i shqiptarëve. Për ndërkombëtarët, të zgjedhin vetë, sepse unë nuk kam çfarë të them. Nuk mund të flas në emër të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?