Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria do të arrijë sovranitetin energjetik brenda këtij mandati qeverisës, duke e cilësuar zhvillimin e energjisë së gjelbër si një faktor kyç për të ardhmen strategjike të vendit.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama informoi mbi pjesëmarrjen e tij në Javën e Qëndrueshmërisë 2026, e zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në disa panele diskutimi mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik.

“Në një prej paneleve, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që pasqyronin interesimin për përpjekjet që po bëjmë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së kapaciteteve energjetike dhe shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm edhe në funksion të procesit të anëtarësimit”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin trilateral mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se Shqipëria ka një rol kyç në këtë partneritet, si vendi ku do të krijohen kapacitete të reja për gjenerimin e energjisë së gjelbër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, përmes kabllit nënujor që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, energjia e prodhuar do të transmetohet jo vetëm drejt Italisë, por edhe në vende të tjera europiane, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik në rajon.

“Por më e rëndësishmja është mesazhi që kam përcjellë dhe për të cilin unë personalisht, por edhe e gjithë shumica jonë qeverisëse, ndjejmë krenari ta përfaqësojmë: Shqipëria sovrane në energji. Sipas programit dhe hapave konkrete që po ndërmarrim mbi një plan të detajuar, vendi do të ketë sovranitet energjetik brenda këtij mandati qeverisës”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?