Rama: Erdhi dita të shohim në burg ministra! Kush del nga rruga e zotit, të përballet me ligjin

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Durrës, tha edhe se në Shqipëri miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Sipas Ramës dikur dukej e pamundur, por sot ka ardhur dita që shohim në burg edhe ministra.

“Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë që gjë dukej e pamundur deri disa kohë më parë. Pyetjet a mendon se do ta jetosh ti ditën kur do shofësh një ministër në burg njerëzit thoshin jo.

Ja pra që kjo dikë ka ardhur dhe nuk ka ardhur për të ikur, por ka ardhur për të qenë pjëse e jetës shoqërore të këtij vendi që kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit mund ti ndodhi dhe kur i ndodh duhet të përballet me ligjin.

Një reformë që të godasë majtas dhe djathtas.Nuk është e lehtë, nuk është ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz me të cilët ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që papritur shfaqin një fytyrë që papritur”,-tha Rama.

SHKARKO APP