Rama falënderim publik për Lindën: Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit

Në fjalimin e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me 83 mandate, kreu i socialistëve Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama.

”Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut.

Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?