Rama falënderon Bashkinë e Tiranës për transformimin e Amfiteatrit dhe parkut të Liqenit
Aktualitet E Premte, 6 Gusht 2021 02:01
Ka nisur sot nga Tirana procesi i llogaridhënies publike të qeverisë. Në një takim të mbajtur në ambientet e reja të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, pjesëtarë të qeverisë dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë një përmbledhje të asaj që është bërë në këto muaj të parë të këtij mandati të dytë të qeverisë.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama që në nisje të fjalës së tij nuk ka lënë pa evidentuar transformimin që ka pësuar i gjithë Parku i Madh i Liqenit dhe në mënyrë të veçantë Amfiteatri.
Ai falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë, duke i dhënë kësaj hapësire që do funksionojë edhe si teatër i hapur, rëndësinë dhe formën e duhur. “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës për rikonstruktimin e mrekullueshëm të këtij teatri dhe po merr formën që ka merituar dhe që qytetarët e Tiranës ta gëzojnë këtë park”, tha kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij.
KOHA JONË SONDAZH