Rama: Fieri është kryeqyteti i socialistëve, dua të shpërndahet nga këtu fryma e një fitoreje të paparë deri më sot
Kreu i PS-së, Edi Rama mbajti këtë mbrëmje takimin përmbyllës të fushatës në Fier, të cilin e cilësoi si kryeqyteti i socialistëve. Në fjalën e tij, Rama tha se ”është një pamje fantastike këtu dhe do të ishte bukur shumë të kishim mundësi të ishit këtu dhe të shikonit atë që shikoj unë tani sepse është vërtetë det siç tha Zeqineja, është një det kuq e zi dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe sepse Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti i socialistëve”.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu ne e kthyem të gjithë organizimin e Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që tanimë na bën krenarë kudo ku shkojmë nëpër botë”.
Me tej kryeministri theksoi se “PS mund të ketë bërë shumë gabime në rrugën e saj, ska qenë e përsosur, por ajo ka 2 gjëra që nuk thotë njeri që si ka.
Kjo parti është më e madhja në Shqipëri. Nuk e ka cënuar kurrë interesin kombëtar. Forca më kuqezi e Shqipërisë. PS ka misionin ta mbajë Shqipërinë, ta ngjitë deir në fund në majën ku ne do të shlyejmë amanetin e të parëve tanë.
Në majën ku do të përmbushim profecinë e Skënderbeut që përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Evropa. Do vëmë në majë amanetin e rilindësve që e lanë të shkruar se dielli lind andej nga perëndon”.
KOHA JONË SONDAZH


