Rama flet nga Spitali Ushtarak

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me ngjarjen e Lazaratit ku u vra një fektive i RENEA dhe u plagosën dy të tjerë. Rama tha se sot është një ditë zie për vendin/

“Është një ditë zie për gjithë Policinë e Shtetit. Për të gjithë punonjësit, familjen e policisë së shtetit, por besoj që çdo shqiptarë, çdo familje që vlerëson ndershmërinë, kurajën dhe shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve sot ka zi”,- tha Rama.

Kryeministri ka komentuar dhe reagimin e PD për ngjarjen, duke u shprehur se është i papranueshëm. “Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti dot t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizojë se duhet të ndjehen vërtetë keq ata që për faqen e tyre e zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë dhe duke e fajësuar në mënyrë jo aq indirekte”,- tha Rama. 

SHKARKO APP