Rama flet për “Air Albania”: Nuk ka ikur, ja kur do jetë gati për fluturim

Kryeministri Edi Rama ka folur nga komunikimi me Facebook me studentët edhe për kompaninë e parë ajrore shqiptare. Sipas Ramës, “Air Albania” nuk ka ikur por po pajisjet me dokumentacionin e duhur për të qenë pjesë e rrjetit europian si kompani ajrore. Kreu i qeverisë tha se pas këtij momenti, “Air Albania” do nisë fluturimet.

“Air Albania” nuk ka ikur. Është në procesin e marrjes së një sërë licencave që e bëjnë pjesë të networkut europian si kompani. E di që shumë gjëra nuk bëhen sa shpejt i prisni ju…”, shprehet Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pas disa artikujve në media se për “Air Albania” nuk kishte asnjë gjurmë, duke ngritur edhe dyshime për dështimin e kompanisë së parë ajrore shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?