Rama flet për negociatat me BE-në: Le të na i hapin kur të duan!

Kryeministri Edi Rama duket se është lodhur nga pritja për hapjen e negociatave. Nga Kongresi i PS, kreu i qeverisë bëri një deklaratë të fortë.

“Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha kreu i qeverisë teksa foli për negociatat.

SHKARKO APP