Rama flet për vilën e Surrelit: Është ndryshe se edhe unë jam ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka folur për vilën e tij në Surrel, teksa ka thënë se ka të deklaruar çdo detaj dhe çdo faturë për këtë banesë.

Ai ka thënë se vila e tij është si ajo e shtëpinë 2 deri në 3 kate të gjithë shqiptarëve.

Rama tha se vila e tij është ndryshe nga të tjerat, për shkak se edhe ai vetë është ndryshe nga të tjerët.

“Ne kemi bërë një inventar me ministren Ogerta Manastyirliu në funksion të një programi për të ndihmuar familje që janë shëmbëlltyrë e mjerimit. Janë shtëpi që bëjnë lajm dhe kur shfaqen në rrjete sociale bëhen virale. Inventari që kemi bërë tregon se këto shtëpi nga Tropoja deri në Konispol janë 1600 e pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit?

Këtu kam parasysh shtëpitë me 2,3,4 kate që kanë qenë produkt i punës dhe për ato që nuk kanë qenë produktin i saj do flasim më pas.

Vila ime ka një formë të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët. Në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve është një banesë e një familje shqiptare më shumë. Kaq! Për të gjithë ata që kanë hedhur baltë lidhur me këtë mund të them që shtëpia ime është e deklaruarën çdo detaj dhe faturë dhe do isha i lumtur nëse me të gjithë bashkëjetuesit do binim dakord të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë me produktin”, është shprehur ai.

SHKARKO APP